Lojëra me Dore

Djokovic kundërshton vaksinimin e detyrueshëm

“Personalisht jam kundër vaksinimit e nuk do të doja të isha i detyruar nga dikush të bëja vaksinë  në mënyrë që të udhëtojë”. Novak Djokovic është shprehur kështu gjatë një bisede në Facebook, me disa sportistë serbë, sipas asaj që raporton The Guardian. Numri 1 i tenisit botëror ka folur për mundësinë e vaksinës për të mundur të udhëtojë, për shkak të koronavirus: “Por nëse bëhet  i detyrueshëm, çfarë do të ndodhë’? Duhet të marr një vendim. Kam mendimet e mia mbi këtë çështje dhe nëse ato mendime do të ndryshojnë në një farë pike, nuk e di”.

“Hipotetikisht, nëse sezoni duhet të rifillojë në korrik, gusht apo shtator, edhe pse më duket e pamundur, e kuptoj që një vaksinë do të bëhet një kërkesë menjëherë sapo të dalim nga karantina e ashpër” ka thënë Djokovic. “Por duhet të kujtojmë se deri më sot nuk ka asnjë vaksinë…”

Djokovic, tenisti numër 1 në botë, ishte favorit për të triumfuar edhe në turneun prestigjioz të Wimbledon, që ishte planifikuar të zhvillohej këtë verë në Londër, por si çdo sport tjetër, edhe tenisi është pezulluar si pasojë e pandemisë Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë