Lojëra me Dore

Djokovic: Koronavirus? Mbi mua u bë gjueti shtrigash

“Nuk jam i sigurtë që do të luaj në Us Open. Sigurisht nuk do të shkoj në Washington, ndërsa përgatitja në Cincinnati është e lidhur me Slam pasardhës”. Novak Djokovic, duke folur për të përditshmen serbe Zurnal, sqaron situatën pas pozitivitetit me Covid-19 e polemikat e pafund të krijuara nga zhvillimi, pa masa mbrojtëse të përshtatshme, të Adria Tour.

Për momentin, programet e kampionit serb, numri 1 i tenisit botëror, për rinisjen, janë të gjitha në Europë. “Tani jam i sigurtë se do të luaj në Madrid, Romë e Roland Garros”, ka thënë Nole.  Pastaj serbi është kthyer të flasë për kritikat e marra për organizimin e Adria Tour, që solli si pasojë infektimin e disa tenistëve me koronavirus, përfshirë vetë atë. “Duket si gjueti kundër shtrigave, ndonjë emër i madh duhet të konsiderohet fajtor për gjithçka”, përfundoi Djovokic.

Këto kanë qenë ditë vërtetë të vështira për tenistin numër 1 në botë. I kritikuar nga kolegët e media, i fyer në rrjetet sociale dhe i kërcënuar me vdekje, pasi në një ndërtesë në një rrugë të Splitit, në Kroaci, është shfaqur mesazhi shqetësues, i shkruar me një spray blu: “Është dëshira jonë që ti të vdesësh për këtë (Covid). Përshëndetje nga Spliti. Vdis, Zot. Vdis, Djokovic”.

https://www.youtube.com/watch?v=qCyislQjYmY

Adria Tour, seria e turneve të organizuar në Ballkan me qëllim bamirësie, lindi me qëllimet më të mirë por shpejt u transformua në një vatër autentike për shkak të mungesës së garancive minimale të sigurisë shëndetësore kundër koronavirus, si maskat apo distancimi social.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë