Lojëra me Dore

Djokovic, Federer dhe Nadal, fond solidariteti për tenistët

Novak Djokovic, Roger Federer e Rafael Nadal kanë hartuar një seri propozimesh për t’ia paraqitur ATP-së për krijimin e një fondi mbështetës për kolegët e tyre në vështirësi. Nëse Shoqata e tenistëve profesionistë cakton një milion dollarë për të ndihmuar lojtarët e klasifikuar mes vendeve 150° e 400° të renditjes, treshja më e mirë e botës propozon një kontribut ekonomik për ata që zënë nga vendi i 250 në të 700 në klasifikimin botëror.

“250 lojtarët e parë (të paktën shumica) kanë luajtur këtë vit në Australian Open, që i garanton atyre një shumë parash – ka deklaruar 32 vjeçar serb Djokovic, presidenti i bordit të lojtarëve, në letrën e tij – Është përtej vendit të 250° që zhvillohet lufta e vërtetë financiare dhe këta janë lojtarët që duhet të ndihmojmë. Shumë prej tyre po mendojnë të braktisin tenisin profesionist sepse thjesht nuk mund të mbijetojnë ekonomikisht. Fatkeqësisht, ka shumë lojtarë në grupin mes vendeve 250 dhe 700 që nuk mbështeten nga federatat apo që nuk kanë sponsor. ATP ka rreth 700 anëtarë  dhe ne duhet të përpiqemi të kujdesemi për të gjithë. Janë baza e tenisit dhe sportit profesionist”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë