Ka ndodhur

Djali e kërcënon me thikë, babai telefonon policinë për ndihmë në Gramsh

Gazeta Si - Në Gramsh, policia thotë se ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Shtetasi S. K., 45 vjeç, ka telefonuar sallën operative dhe ka kërkuar ndihmën e policisë.

Shkaku ishte se i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste me mjet prerës.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë shkuan  në adresën e dhënë në fshatin Crunjë, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë i autorit të dyshuar.

Policia arrestoi shtetasin S.K., 20 vjeç, i cili, pasi ka dhunuar babanë e tij dhe e kërcënuar atë, me mjet prerës (thikë), i ka dëmtuar xhamin e automjetit dhe disa orendi shtëpiake.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë