Arredim

Dizajnerët zbulojnë gjërat në shtëpinë tuaj nga të cilat duhet të hiqni dorë

Trendet e arredimit të shtëpisë ndryshojnë shumë shpesh por gjithsesi ka disa gjëra që thjesht nuk bëjnë më dhe duhet ti hiqni qafe sa më shpejt.

Disa dizejnues të brendshëm kanë ndarë idetë e tyre se cilat janë ato gjëra që duhet ti hiqni nga shtëpia për të pasur një shtëpi më të bukur dhe më të organizuar.

Kombinoni jastëkët me tapetin

Kimberly Rasmussen, dizajnuese thotë se tashmë ka ikur koha kur jastëkët kombinohen me divanin. Tani, për një pamje më të organizuar dhe më të mbledhur të shtëpisë, jastëkët duhet të kombinohen me tapetin.

"Në vend të kombinimit të jastëkut me divanin, luani me strukturën, ngjyrën dhe modelin për të theksuar tapetin. Ky është një investim që do të shtojë interes dhe kombinimi do t'ju ndihmojnë të bashkoni dhomën tuaj së bashku." tha Kimberly.

Nëse doni një hapësirë më komode, vendosni llamba të bardha

Rasmussen thotë se në vend të llambave të mëdha dhe më forma të ndryshme, ju mund të vendosni llamba të thjeshta të bardha. Kjo shton ngrohtësinë në dhomë dhe nuk merr vëmendjen nga gjëra të tjera.

Hiqni dorë nga perde që e bëjnë të vështirë të futet drita e diellit në shtëpinë tuaj

“Drita natyrale mund të ndriçojë një dhomë, ta bëjë atë të duket më e madhe dhe të qetëson.” thotë Annie Santulli, dizajnuese.

Pra, natyrshëm, duhet të hiqni dorë nga perdet e trasha dhe me ngjyrë të errët pasi këto e bëjnë të vështirë të futet drita natyrale në dhomë.

Perdet duhet të rregullojnë një hapësirë, por ato nuk kanë pse të jenë mbizotëruese ose të mëdha. Përdorimi i materialeve të tejdukshme janë një mënyrë për të krijuar një ambient të bukur por pa e tepruar.

Por nëse akoma dëshironi të bllokoni diellin ose të keni privatësi, Annie sugjeron të vendosni perde me dy shtresa, njëra të jetë copë e hollë dhe tjetra pak më e trashë në mënyrë që të keni mundësi të lejoni herë pas here depërtimin e diellit në dhomë.

Muret e theksuara nuk janë aq në trend sa ishin dikur

Rasmussen tha se edhe pse muret me ngjyra dhe dizajne të ndryshme kanë qenë në trend dikur dhe shikoheshin si diçka e një rëndësie të madhe për hapësirën  por është një fije shumë e hollë që e ndan këtë trend nga të quajturit e vjetër.

Ajo sugjeroi që në vend që të angazhohesh për të “ngjyrosur’ një mur të tërë, ju thjesht krijoni një vend të vogël ku mund të pikturoni diçka të vogël.

Nëse keni shumë karrige në një dhomë, hiqini që të keni hapësirë më shumë

Iantha Carley, dizajnuese e brendshme thotë se shumë karrige në një hapësirë krijojnë shumë rrëmujë në dhomë, e bën atë të duket më e vogël dhe është diçka e panevojshme. Për të hapur hapësirën, mund të mbani vetëm një karrige të vogël ose pupa.

Nëse shumica e pjesëve të mobilieve në shtëpinë tuaj janë një version i drurit, duhet të ndryshoni diçka

“Kur shumica e mobilieve që keni janë druri, ato mund të bëjnë që të duket një shtëpi e vjetër.” tha Suzan Wemlinger, dizajnuese.

Duhet të përzihen materialet në mënyrë që të mos jetë një hapësirë e ngarkuar me një lloj materiali.

Qilimat që janë shumë të vegjël për hapësirën tuaj mund ta bëjnë dhomën tuaj të duket e ngarkuar

Nuk ka rëndësi sa i bukur është qilimi juaj, nëse është shumë i vogël për dhomën, ndoshta duhet të shpëtoni prej tij, sipas Wemlinger.

"Një qilim që nuk përshtatet me dhomën, pa marrë parasysh sa i bukur është, e bën atë të duket një dhomë e arreduar pa shije dhe e ngarkuar.

Një qilim nën një tryezë ngrënie duket i mrekullueshëm, përveç nëse është aq i vogël sa karriget e ngrënies nuk përshtaten në tapet ose përshtatet vetëm kur karriget futen brenda.

Pllakat duhet të jenë të ndryshme

"Të gjitha pllakat njësoj! Ky është standard në shumë shtëpi të ndërtuara brenda 20 viteve të fundit," tha Wemlinger. "Zakonisht njerëzi përdorin të njëjtin model pllakash si në dhoma, dush apo kuzhinë por kjo nuk duhet pasi sipas dizajnueses, diçka e tillë e bën shtëpinë të duket e arreduar pa shije.

Bimët false dhe bimët e vërteta për të cilat nuk jeni kujdesur siç duhet, nuk kanë vend në shumicën e hapësirave

Gjelbërimi dhe bimët në shtëpi janë diçka e rëndësishme por nëse nuk kujdeseni si duhet për to, ato mund të kthehen në  një shqetësim dhe një vend për grumbullimin e pluhurit.

Thënë kjo, bimët e vërteta mund të jenë edhe më keq nëse thahen pasi kjo shkatërron ambientin dhe krijon erë të pakëndshme.

Divanet që janë njësoj nuk janë më në modë

Divanet janë një pjesë e arredimit ku mund të luani me arredimin pasi një kombinim i mirë i dy divaneve të ndryshëm apo dhe një kombinim i një divani me një karrige do të ishte perfekte.

Burimi: Insider. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë