Moti

Dita nisi me shi dhe vranësira

Dita e hënë paraqitet me vranësira  gjatë paradites dhe me intervale kthjellimi gjatë darkës. Parashikohet se do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të mesëm në të gjithë vendin.

Do të ketë rrebeshe të shoqëruar me shkarkesa elektrike kryesisht në perëndim dhe pjesën qendrore të vendin.

Gjatë mbrëmjes reshjet do të  humbin intensitetin dhe do të mbeten vetëm në nivel lokal.

Era pritet të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në det do të jetë në forcën 2-3 ballë.

Temperaturat do të jenë:

 Në vendet e ulëta: 11- 14 gradë celsius

Në bregdet: 11- 15 gradë celsius

Në vendet malore: 5- 8 gradë celsius


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë