Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale të gjata me kthjellime, përjashtuar ekstremin verior dhe verilindor ku priten vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë momente me flokë dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët deri në 19°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.
E hëna dhe e marta mbeten në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh, kalime të shpeshta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë të hënën në Ultësirën Perëndimore. E marta do të ketë vranësira më të shpeshta, të cilat do të pësojnë zhvillime në orët e mbrëmjes duke bërë që të kemi prezente reshje të pakta shiu në zonat veri perëndimore. Të mërkurën dhe të enjten pritet mot i paqëndrueshëm, duke bërë që të kemi vranësira të shpeshta, të cilat do të pësojnë zhvillime dhe reshje shiu shiu të izoluara edhe në formën e rrebesheve ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore.
Të premten, vranësirat do të jenë më të shpeshta, por reshjet do të jenë në sasi shumë më të pakta dhe të fokusuara në gjysmën lindore të territorit. Sa i përket temperaturave, sot dhe nesër maksimumet mbeten në vlerat 19-20 gradë në zonat e izoluara në Ultësirën Perëndimore ndërsa mëngjeset deri në 1 apo 2 gradë në qytetet e zonave malore. Nga e mërkura dhe të enjten kemi rënie të temperaturave, duke bërë maksimumet në rang territori të jenë jo më shumë se 16 gradë. E premtja sjell rritje të lehtë të temperaturave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.