Moti

Nga ‘pranvera’ në stuhi ciklonike / Janari mbyllet i ftohtë, me reshje shiu e dëbore dhe temperatura të ulëta

Nga Gazeta ‘Si’- Pas ditëve të ngrohta, nesër rikthehen rrebeshet në territor, ndërsa temperaturat nga 20 gradë që janë sot, nesër do të ulen me 4-5 gradë.

Janari ka patur 11 ditë të ftohta, ka qenë më ngrohtë se janari i kaluar ndërkohë presim edhe sot 20 gradë celsius.

Vonë në mbrëmje rikthehen reshjet në veri e veriperëndim, në Shkodër dhe gradualisht gjatë natës në të gjithë territorin shqiptar. Nesër kemi rrebeshe në pjesën e parë të ditës, reshje dëbore në zonat malore mbi 1 mijë metër lartësi. Janari mbyllet me shi dhe borë dhe temperatura të ulëta. Nesër pritet rënie e theksuar e vlerave termike.

Ndërkohë muaji shkurt do të jetë më i ngrohtë se janari por me ditë me temperatura të ulëta.

Deri më 14 shkurt moti do të jetë i butë edhe pse do ketë ditë që termometri do zbresë në vlera minus 8 në zonat malore dhe zero në kryeqytet dhe zona të ulëta.

Deri në 14 shkurt moti do të jetë i qëndrueshëm, me reshje lokale, por temperatura të ulëta. Në Europë situata do jetë kritike me stuhi ciklonike, ndërsa Ballkani me reshje dëbore por Shqipëria, Greqia dhe Kosova do kenë kryesisht vetëm reshje shiu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë