Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga presion i lartë atmosferik dhe masa ajri të ngrohta nga Mesdheu të cilat po mbajnë temperatura të larta në vendin tonë.
E Hënë, 03 Janar 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave deri mesatare . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat: ;
Zona malore 2/12°C
Zona e ulët 3/18°C
Zona bregdetare 7/17°C
Kosova, e Hënë, dt 03 Janar 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim 8 m/sek. Temperaturat do të jenë me rritje duke u luhatur në ekstremet e tyre -2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 13°C .
E Martë, 04 Janar 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe mjegull, ku nuk do të mungojnë reshje të pakta shiu në zonën veri-perëndimore.. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat: ;
Zona malore 4/11°C
Zona e ulët 6/17C
Zona bregdetare 8/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




