Ngjarje

Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen në Tiranë: Revolucion dhe dorëheqje, ju erdhi fundi!

Nga Gazeta Si- Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe sot në ditën e 9-të të protestës paqësore në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen pas skandalit me projektin e Zvërnecit.

Në këtë protestë është shpalosur dhe një pankartë “akoma nuk i ke larë hesapet me studentët”.

Mijëra qytetarë prej disa ditësh kanë mbushur sheshin, rrugët e kryeqytetit, me thirrjet e tyre  “Edi Rama dorëhiqu”, “Shqipëri  e Re”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Atdheu nuk shitet”, “Dorëheqje” dhe “Revolucion”.

Me flamuj kuq e zi, pankarta në duar, disa prej tyre me plis në kokë, janë grumbulluar në shesh për ta vazhduar tubimin e tyre duke marshuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u ndalur para Kryeministrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë