Ngjarje

Dita e 24-t e protestës qytetare kundër qeverisë në sheshin ‘Skënderbej’

Gazeta Si – Qindra e mijëra qytetarë kanë zbritur për të 24-ën ditë radhazi në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e kësaj të marte, atje ku është kthyer në ritual grumbullimi i protestuesve, të cilët marshojnë më pas drejt kryeministrisë.

Pjesëmarrësit në protestë shprehin pakënaqësi ndaj qeverisë dhe kërkojnë ndryshime politike, përfshirë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin nga politika të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Protesta e sotme vjen pas një periudhe të gjatë mobilizimi të pandërprerë qytetar, ku janë artikuluar shqetësime për korrupsionin, mungesën e transparencës, keqqeverisjen dhe emigrimin e të rinjve.

Në tubimet e mëparshme është vënë re edhe pjesëmarrja e shqiptarëve nga diaspora, të cilët i janë bashkuar protestës në mbështetje të kauzës së protestuesve.

Pas podiumit ku po mbahen fjalimet përpara kryeministrisë, ndodhet Dritan Goxhaj. Një natë më parë, ai renditi kërkesat kundrejt qeverisë, të paraqitura në emër të grupit të organizatorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë