Vaksina do të duhej të ishte 85 përqind efektive për të parandaluar një rritje të vdekjeve nëse kufizimet hiqeshin plotësisht.
Një studim nga Universiteti i Warwick tregoi se vendet do të shihnin një rritje vdekjesh, nëse do të hiqeshin fare masat.
"Vetëm vaksinat që ofrojnë efikasitet të lartë bllokues të infeksionit në popullatën e përgjithshme bëjnë që të ndalohen masat kundër përhapjes së infektimit," shpjegohet në raport.
Ekspertët mendojnë se efikasiteti aktualisht është në 60 përqind, por edhe kjo gjë është ende një e panjohur për t'u zbuluar.
Grupe të tjera ekspertësh në Kolegjin "Imperial" në Londër dhe në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale, kanë raportuar se kanë arritur në përfundime të ngjashme.
Edhe në rastin më të mirë ku vaksinat ndalojnë 85 përqind të transmetimeve, izolimi këshillohet deri në verë.
Sipas raportit nëse izolimi do të hiqej në mes të shkurtit, një valë tjetër infektimi do të vazhdonte deri në prill.
Sam Moore, një nga autorët e studimit, tha se nëse kemi bllokim shumë të lartë të infeksionit, kjo mund të jetë pothuajse ajo që do të na çlirojë prej tij, por do të duhet të jetë shumë e lartë. Edhe vaksinat me 85 përqind të bllokimit të infeksionit janë të pamjaftueshme për të nxitur që koeficienti 'R' të jetë poshtë numrit 1.
Nëse vaksina siguron një bllokim prej 60 përqind kundër transmetimit të koronavirusit, siç kanë sugjeruar ekspertët, bllokimi mund të përfundojë në fund të majit. Por ndalimi i eventeve të mëdha dhe kufizimeve të tjera të distancës sociale do të duhet të ekzistojë ende deri në fund të vitit.
Burimi: Daily Mail. Përktheu: Gazeta "Si"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.