Arredim

Disa këshilla për të arreduar ambientin jashtë shtëpisë

Ashtu sikurse ambienti i brendshëm i shtëpisë edhe ambienti jashtë është mjaft i rëndësishëm, ndaj është po aq e rëndësishme mënyrën se si e sistemoni ambientin e jashtëm të shtëpisë tuaj.  Në këtë periudhë , koha që kalojmë më shumë është jashtë ambientit të shtëpisë tonë, ndaj për tu ndjerë sa më rehat kushtojini vëmendje arredimit të ambientit jashtë shtëpisë.

Kombinoni ambientin e brendshëm me atë jashtë.

Ashtu siç keni arreduar ambientin brenda, mund ta bëni  edhe jashtë. Dizajneri i brendshëm i shtëpive amerikan Nate Berkus sugjeron që të shtohen prekje personale si hedhja e batanijeve mbi karrige, korniza me foto, qirinj ose fenerë dhe sa më shumë gjelbërim.

Përzijeni dhe përshtasni

"Mos kini frikë të largoheni nga struktura e zakonshme e oborrit", thotë Olivia Brock nga Torrance Mitchell Designs."Zgjidh dhe merrni mobilje dhe pëlhura të ndryshme për oborrin në të njëjtën mënyrë si do të ndodheni brenda shtëpisë tuaj". Mendoni karrige me ngjyra të ndezura me një çadër të printuar ose jastëkë të ndryshëm me modele interesante dhe të theksuara.

Vendosni perde

Nuk është e thënë që perde mund të vendosni vetëm në ambientin e brendshme të shtëpisë, për t’i dhënë një pamje sa më të bukur dhe klasikë,  ju mund të përmirësoni oborrin tuaj duke shtuar perde për të krijuar një hapësirë ​​gjysmë të mbyllur", thotë projektuesja e brendshme Sarah Vaile nga Sarah Whit Interior Design. Mbyllni perdet për të krijuar ndjesinë e intimitetit

Përmasat e objekteve të jenë të përshtatura

Meg Lonergan dizajnere e shtëpisë. Thotë se përmasat nuk duhet të jenë të ndara, "Edhe nëse zona është e vogël, është mirë të kesh artikuj të tepërt si jastëkët në divan ose vazot e mëdha me bimë të mëdha".

Krijoni zona të ndryshme

Nëse keni ambient të madh mund ta përdorni atë duke e ndarë në disa pjesë, si për të ngrënë për tu zbavitur , për të pushuar.

Ndriçojeni ambientin tuaj të jashtëm

"Ndriçimi është çelësi," thotë projektuesi i brendshëm Andreë Suvalsky."Nëse oborri juaj është një hapësirë ​​krejtësisht e hapur ku nuk mund të ulni ndriçimin, atëherë vendosni llamba brenda dhe jashtë hapësirës tuaj".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë