Filma

Disa filma që duhet t’i shihni patjetër gjatë shkurtit

Kali i zbehtë

Skenaristja Sarah Phelps së bashku me një kast aktoresh të mrekullueshëm, si Rufus Sewell vijnë me këtë film që do të ju mahnitë me misterin e tij. Mark Easterbrook (Rufus Sewell) i cili është i vendosur të zbulojë pse emri i tij është në një listë misterioze të gjetur në këpucën e një gruaje të vdekur. Kush e shkroi listën dhe kujt i referohen këta emra? Hetimet e Markut e çojnë atë në tek “Kali i Zbehtë”  një vilë në  fshatin e bukur të Much Deeping, i cili më përpara ka qenë një han i madh ndërkohë në të tashmen është kthyer në një shtëpi të veçantë ku jetojnë tre banorë, që sipas gojëdhënave janë magjistarë. Kur ndodhin shumë vdekje, përkundër skepticizmit të Markut, ai fillon të pyesë nëse misteri mund të ketë me të vërtetë një shpjegim paranormal.

https://youtu.be/L7fGhHzRGG4

Gjuetarët

Një tjetër version i Al Pacinos, por i realizuar në Nju Jork. E frymëzuar nga një histori e vërtetë, për luftërat e larmishme mes bandave në vitet 1970 në qytetin e Nju Jorkut, të cilët zbulojnë se në qytetin e tyre ka qindra nazistë dhe vendosen në kërkim të tyrë për të marrë hak. Ndërsa, ekipi i bandës zbulon një komplot të gjerë, ata duhet të garojnë me kohën për të shkatërruar planet e reja gjenocidale të nazistëve.

https://youtu.be/HBGkjmfIzAw

Besnikëri e lartë

Një film që do të jepet në ditën e Shën Valentinit, duke nxitur edhe më shumë romanticitetin që karakterizon këtë ditë. Filmi bazohet tek dështimet dhe fitimet e pronarit të një dyqani në Brooklyn, Rob Brooks, i cili dëshiron që marrëdhëniet të jenë si në kohët e shkuara, ndërkohë që përpiqen të kalojnë në dashurinë e vërtetë.

https://youtu.be/r5bkbfdVzbI

E vërteta do të dalë

Në këtë thriller në gjuhën suedeze, aktori komik Robert Gustafsson bën një provë në një skenë xhirimi për një film në zhanrin  dramë. Një histori e frymëzuar nga ngjarja e  Thomas Quick,  një ndër rastet më famëkeqe në Suedi kur drejtësia dështoi.  Gustafsson luan detektivin Peter Wendel dhe është kreu i një ekipi të sapo mbledhur  për të gjetur të vërtetat e një vrasësi seria në Suedi. A do të jenë në gjendje Wendel dhe kolegët e tij të gjejnë të vërtetën?

https://youtu.be/2_bQ2tZz7aw

Atdhe

Carrie Mathison, nis të mbledhë kujtimet e saj të shkatërruara, pasi humbi kujtesën kur shpëtoi nga një kamp rus i izolimit.  Pasi ajo të ribashkohet me këshilltarin e saj Saul (Mandy Patinkin), ai përpiqet ta largojë sa më shumë nga e vërteta. Ndërsa ajo ndeshet me ushtarakë, mercenarë dhe spiunë, pyetja qëndron nëse Carrie do ta besojë ende atë.

https://youtu.be/-eLT82JYsP4

Thirrni më mirë Saulin

Në atë që do të jetë sezoni i parafundit i serialit “Breaking Bad”, avokati Jimmy McGill (Bob Odenkirk) më në fund bëhet bashkë me  Saul Goodman, i cili krijon valë të papritura dhe të thella ndryshimesh në të gjithë qarqet legale  dhe të paligjshme të Albuquerque. Ndërsa lidhja e tij me Jimmy thellohet, partneri i tyre  Kim Wexler (Rhea Seehorn) e gjen veten në një udhëkryq, ndërsa Mike Ehrmantraut dështon. Ndërkohë, Nacho Varga (Michael Mando) përpiqet të mbijetojë ndërsa lufta e karteleve të drogës nuk dihet se kur do përfundojë.

https://youtu.be/ZqZbuFwM018

Locke dhe Çelsi

Ky film komedi-fantazi nga Joe Hill dhe Gabriel Rodríguez tregon historinë e tre motrave ndërsa  shkojnë në shtëpinë e stërgjyshërve të  tyre në Maine, pasi babi i tyre u vra në rrethanë misterioze. Fëmijët e Locke së shpejti zbulojnë se shtëpia është plot me çelësa magjikë që mund të lidhen me vdekjen e babait të tyre, por ndërsa ata eksplorojnë fuqitë unike të çelësave, një demon misterioz zgjohet dhe asgjë nuk e ndal për t’i vjedhur ato.

https://youtu.be/_EonRi0yQOE

Kërkimi mitik: Banketi i Raven

Është gjithmonë diell në Filadelfia dhe fansat e Rob McElhenney do të integrohen për të parë një seri të dytë në Apple TV+.  Seriali do të tregojë marrëzitë e ndryshme që bëhen në industrinë e teknologjisë.

https://youtu.be/pMaPCYRPhY0

Narkos: Meksika

Seria e dytë e kësaj drame për kartelet e drogës vazhdon me Miguel Ángel Félix Gallardo,  të cilit nis t’i dalë kontrolli nga duart, ndërkohë që përpiqet të merret me mosmarrëveshjet brenda kartelit. Ndërkohë, vdekja e agjentit të  DEA-s, Kiki Camarena  krijon një stuhi të fortë ndëshkimi në Meksikë.

https://youtu.be/DgJYcmHBTjc

Inteligjenca

Ylli i serialit “Friends” David Schwimmer shfaqet së bashku me komedianin britanik Nick Mohammed  përballen së bashku në një vend pune. Ata janë pjesë e inteligjencës së sigurisë në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar. Duke u përpjekur t’i prishë punë  një agjent i NSA bashkohet me ekipin që nga SHBA-ja dhe fut një analist të aftë kompjuterësh për të vjedhur të dhënat e qeverisë. Një veprim që kërcënon të prish stabilitetin e ekipit për të luftuar terrorizmin në internet./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë