Lojëra me Dore

Dinastia ‘Big Three’, 20 vjet si numra 1 të tenisit botëror! (me tre përjashtime)

Gazeta Si – Në vitin 2004 Roxhder Federer inauguroi dinastinë e ‘3 të mrekullueshmëve’. Tani Janik Siner mund të mbyllë një epokë.

Gjatë 20 viteve të fundit kanë qenë vetëm 6 të zgjedhurit. Ka qenë epoka e ‘Big Three’, me 937 javë në total në krye të renditjes botërore. Që nga Federer në 2004-ën te dominimi i Gjokoviç, i cili sapo ka hyrë në javën e 418-të si ‘mbret’, të filluar në 2011-ën, duke kaluar te Nadal, për herë të parë atje lart në 2008-ën.

Në mes tyre janë hyrjet e Mërreit në 2016-2017-ën, Medvedev në 2022-shin dhe Alkaraz mes 2022-shit dhe 2023-shit, dy të fundit ende në garë këtë sezon, bashkë me Siner.

Roxher Federer: 310 javë
Tenisti zviceran, i konsideruar më i madhi i të gjitha kohërave, u bë numri 1 për herë të parë më 2 shkurt 2004. Javën e fundit si lider e mbylli më 24 qershor 2018. Ka fituar 20 turne Slam: 8 Uimbëlldon (rekord), 6 Australian Open, 5 US Open (rekord në erën Open bashkë me Xhimi Konors edh Pit Sampras) dhe 1 Roland Garros.

Rafael Nadal: 209 javë
Spanjolli u ngjit në krye të klasifikimit për herë të parë më 18 gusht 2008 dhe zbriti nga froni më 2 shkurt 2020. Ka fituar deri tani 22 turne Slam: 14 Roland Garros (rekord), 4 US Open, 2 Uimbëlldon dhe 2 Australian Open.

Novak Gjokoviç: 418 javë
‘Nole’ u bë numri 1 për herë të parë më 4 korrik 2011 dhe festoi javën numër 418 në krye të renditjes botërore. Deri tani ka fituar 24 turne Slam (rekord): 10 Australian Open (rekord), 7 Uimbëlldon, 4 US Open dhe 3 Roland Garros.

Endi Mërrei: 41 javë
Britaniku u bë numri 1 në botë për herë të parë më 7 nëntor 2006 dhe mbylli javën e fundit si lider më 20 gusht 2017. Në karrierë ka fituar 3 turne Slam në 11 finale të luajtura: 2 Uimbëlldon dhe 1 US Open.

Danil Medvedev: 16 javë
Rusi kapi majën e renditjes për herë të parë më 28 shkurt 2022. Për herë të fundit ishte në krye më 11 shtator 2022. Deri tani ka fituar 20 tituj Atp, mes të cilëve US Open 2021. Ka qenë finalist në turneun amerikan në 2019-ën dhe 2023-shin, përveç edicioneve 2021, 2022 dhe 2024 të Australian Open.

Karlos Alkaraz 26 javë
U ngjit në majën e renditjes botërore më 12 shtator 2022 dhe për herë të fundit ishte numri 1 i botës më 10 shtator 2023. Është tenisti më i ri i të gjitha kohërave që ka qenë në krye të renditjes (19 vjeç e 4 muaj). Deri tani ka fituar 13 tituj, mes të cilëve 2 turne Grande Slam (US Open 2022 dhe Uimbëlldon 2023), si dhe 5 Masters 1000.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë