Mjedis

Dimri nuk ka ardhur akoma, të hënën priten rritje temperaturash

Këtë fundjave i gjithë vendi u përfshi nga depërtimi i masave ajrore te ftohta me origjine nga Rusia të cilat sollën reshje bore në verilindje dhe juglindje, por dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave.

Ditën e hënë reshjet e borës do te ndërpriten, ndërsa në zonën perëndimore do të ketë reshje te pakta shiu. Temperaturat do te fillojnë te pësojnë rritje graduale.

Ndërsa te martën dhe te mërkurën vendi do te ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal i cili do të sjell reshje shiu intensive me shkarkesa dhe stuhi te izoluar ne zonën perendimore. Kjo situate do te sjellë dhe një rritje te ndjeshme te temperaturave. Zonat malore 5/12 grade zonat e ulëta 12/21 grade dhe bregdeti 14/21 grade celcius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë