Lojëra me Dore

Dimitrov eliminon edhe Zverev, do të përballet me Siner në finalen e Majemit

Gazeta Si – Finalja e turneut të Majemit është Janik Siner kundër Grigor Dimitrov. Bullgari, pas Karlos Alkaraz, eliminoi edhe Aleksandër Zverez në gjysmëfinalen e dytë të Masters 1000. Tani akti final i turneut amerikan përballë italianit Siner, që eliminoi rusin Danil Medvedev.

Dimitrov triumfoi ndaj Zverev me rezultatin 6-4, 6-7, 6-4, pas dy orë e gjysmë lojë. Gjermani e humbi një set me ‘tie-break’. Në setin e parë ishin dy topa ‘break’, i pari në favor të Zverev, që nuk e shfrytëzoi, kurse i dyti i vlejti Dimitrov për 6-4.

Në setin e dytë ishte shërbimi që dominoi dhe në fund Zverev barazoi shifrat me ‘set point’-in e 3-të. U vendos gjithçka në setin e 3-të, ku Dimitrov sërish anuloi një top ‘break’ dhe pastaj mbylli ndeshjen 6-4.

Për tesnistin bullgar është finalja e parë në Florida. Do të jetë ndeshja e 4-t kundër Siner, me italianin që ka fituar 2 herë. Një prej fitoreve Siner e ka regjistruar pikërisht në Majemi, në 2023-shin: 6-3, 6-4.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë