Ngjarje

‘Dil këtu, takohemi atje’, arrestohet 64-vjeçari në Devoll. Dyshohet se ngacmonte të miturën, zbulohen mesazhet

Gazeta Si - Një 64-vjeçar nga Devolli, me iniciale H.R., banues në fshatin Hoçisht, është arrestuar pas denoncimit të familjarëve të një 13-vjeçareje, të cilën dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht.

Nëna e vajzës së mitur ka treguar se ka qenë e bija që u ka treguar, pasi familjarët kishin zbuluar mesazhe në telefonin e gjyshit të së miturës, pa dijeninë e këtij të fundit.

Sipas dëshmisë së tyre, i moshuari e kërcënonte vajzën se nëse tregonte do t’i vriste babanë.

“Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara. Vajza më tha që atë që mendoni ju nuk ka ndodhur. Nuk më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje-dalje. Ka dy ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje. I ra dy herë në telefon, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë”, tregon nëna e vajzës”.

Ndërkohë gjyshi thotë se personi në fjalë është problematik, i dënuar më parë për vrasje dhe përdhunim. Gjyshi i 13-vjeçares tha: “Gruan e kam në Gjermani dhe më ka lënë telefonin dhe e përdor ime mbesë. Ia kërkova një ditë dhe nuk donte të ma jepte, ia mora me forcë dhe nusja e djalit tjetër lexoi mesazhet. Mesazhet ishin: ‘Dil këtu, takohemi atje’, vende që i kishin frekuentuar. Mesazhe kërcënuese nuk kishte. Ne dje ia kapëm. Doja ta takoja atë personin, nuk ishte dhe takova një punonjës policie dhe bëra denoncim. Është person problematik, ka qenë i dënuar në kohën e komunizmit për vrasje, ka bërë gati 18 vite burg dhe i dënuar për përdhunim të një gruaje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë