Ka ndodhur

Digjet një mjet i parkuar në Korçë, nuk dihen motivet

Një mjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të vona në fshatin Kamenicë të Korçës.

Paraprakisht mësohet se mjeti ka qenë i parkuar dhe ka marrë flakë rreth orës 01:00 pas mesnate.

Ekspertët po bëjnë këqyrjen e mjetit për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërkohë që është marrë në pyetje edhe pronari i mjetit.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me djegie aksidentale apo të qëllimshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë