Ka ndodhur

Digjet një makinë në tunelin e Krrabës, bllokohet qarkullimi

Gazeta Si - Në aksin Tiranë-Elbasan është bllokuar qarkullimi mëngjesin e të mërkurës për shkak se një makinë është djegur brenda tunelit të Kërrabës.

Automjeti dyshohet se është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti teknik.

Mësohet se mjeti po udhëtonte nga Tirana në Elbasan dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Kjo solli bllokimin e qarkullimit për disa minuta dhe më pas u rihap me ndërhyrjen e forcave të policisë dhe zjarrfikësve.

Në fakt, zjarri dhe tymi ka shkaktuar dhe panik, ndërsa trafiku i automjeteve ka shkuar deri në 3 km.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë