Ka ndodhur

Digjet një makinë në Korçë, pronari vuan dënimin në burg për drogë

Gazeta Si - Automjeti i një të dënuari, i cili ndodhet në qeli për drogë në burgun e Drenovës, ka marrë flakë mëngjesin e kësaj të marte.

Por policia e Korçës thotë se zjarrvënia e makinës dyshohet të jetë e qëllimshme.

Pronari i makinës, shtetasi A.Z., është emër i njohur për policinë e Korçës, pasi aktualisht ai vuan dënim në burgun e Drenovës për drogë.

Burime paraprake shprehen se kjo është hera e dytë që këtij personi i digjet automjeti pranë banesës.

Policia sqaron se po punohet për identifikimin e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë