Ka ndodhur

Digjet një makinë në Kamëz, dëmtohen edhe dy mjete të tjera

Gazeta Si - Një automjet në rrugën “Donald Trump” në Kamëz ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur si si pasojë e një një defekti në pjesën e motorit.

Automjeti është në pronësi të shtetasit D.M., dhe si pasojë janë dëmtuar dhe dy mjete të tjera, të cilat ndodheshin të parkuara afër këtij mjeti.

Paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë