Ka ndodhur

Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshohet të jetë e qëllimshme

Gazeta Si - Një kamionçinë dhe një banesë janë përfshirë nga flakët gjatë natës në orën 02;30 në qytetin e Vlorës.

Kamioni tip “Mercedes” me targa VL 0463 D në pronësi të Rushit Ymerit ne lagjen "4 Heronjtë", ka qënë i parkuar pranë banesës .

Zjarri në kamonçionë ka rënë fillimisht tek pjesa e përparme e motorit, ku është djegur totalisht. Ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikëseve ka mundur të shpëtojë një tjetër makinë, e cila ka qenë parkuar pranë kamionçinës.

Policia ka marrë në pyetje pronarin e kamionçinës pasi dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme.

Po ashtu një tjetër zjarr ka renë në një banesë në lagjen “Pavaresia” të Vlorës në afërsi të Portit,në orën 01:00 , banesa ka pësuar vetëm dëme materiale, ndërsa shkaku i zjarrit nuk dihet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë