Ka ndodhur

Digjet një farmaci në Vlorë, kamerat e sigurisë filmuan autorin

Gazeta Si - Një farmaci në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, është djegur pjesërisht gjatë natës.

Dyshohet se farmacia, në pronësi të shtetases me iniciale R.I., është djegur me lëndë djegëse rreth orës 02:30  të mëngjesit. 

Në vendngjarje ka pasur kamera sigurie, të cilat kanë filmuar një person, i cili spërkati me lëndë djegëse dhe  më pas i vuri flakën pjesës ballore të farmacisë.

Sipas informacioneve nga policia nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Një banore e pallatit ku ndodhet farmacia që u përfshi nga flakët gjatë natës në Vlorë, ka përshkruar momentin kur ra zjarri një kat poshtë shtëpisë së saj.

Ajo tha se në fillim shpërtheu diçka me zhurmë e më pas u përhapën flakët. Zonja shprehet se kishte shumë tym në pallat sa po I merrej fryma dhe u panikos.

“Kishte shumë tym nuk merrnim dot frymë. Ishte një zhurmë si bombë, kur dola këtu u bllokova, vdiqa, qeni e nuhati para nesh. Orën nuk e mbaj mend nuk e pashë se u tremba shumë më rrihte zemra. Jam trembur shumë, kisha frikë thashë se do vdesim, por shpëtuam”, - tha qytetarja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë