Ka ndodhur

Digjet makina në aksin Tiranë-Elbasan, në Krujë ‘Benz’-i godet shtyllën

Gazeta Si - Një makinë është përfshirë e gjitha nga flakët mesditën e të martës në aksin Tiranë-Elbasan.

Mjeti tip “Benz”, ka qenë në ecje kur është përfshirë nga flakët. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një defekt, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ndërsa rreth mesditës, dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramës, ku një makinë tip “Benz” në të cilën udhëtonin dy persona, është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy personat që udhëtonin në makinë, një i moshës 25 vjeç me iniciale K.V. dhe F.A., 53 vjeçe.

Ndërkohë për shkak të plagëve të lënduarit janë nisur drejt Traumës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë