Ka ndodhur

Digjet makina e një gruaje në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë

Gazeta Si - Një automjet që drejtohej nga një grua është përfshirë nga flakët e zjarrit në dalje të tunelit në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Automjeti mori flakë në lëvizje dhe është djegur tërësisht.

Për fat të mirë, drejtuesja e mjetit, me iniciale E.D., ka mundur të dalë nga makina dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Policia thotë se dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar si pasojë e një defekti në automjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë