Ka ndodhur

Digjet makina e drejtoreshës së Tatimeve të Vlorës, shoqërohen disa persona (Video)

Gazeta Si - Makina në pronësi të drejtoreshës së Tatim-Taksave në Bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko, është djegur gjatë natës në një garazh në zonën e Plazhit të Vjetër.

Mjeti ka qenë i parkuar kur u përfshi nga flakët e zjarrit dhe u dogj, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të dyshuar lidhur me këtë ngjarje. Hetimet e grupit hetimor pritet të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e zjarrvënësit.

"Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë). Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit" ,- njofton policia.

Babai i Anjeza Shikos, Muhamet Çota, tha se mjetit i është vënë flaka për shkak të punës që bën vajza e tij.

"Është e vajzës mbrëmë rreth dhe orës 10 e çerek është konstatuar tym në garazh. Erdhëm me shpejtësi. Me 1000% e qëllimshme për shkak të detyrës që bën vazja pasi punon në bashki. Shteti duhet ta gjejë", tha Muhamet Çota në një prpnoncim të shkurtër për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë