Ka ndodhur

Digjet makina e 40-vjeçarit në Shkodër, autori i hodhi lëndë djegëse dhe u largua

Gazeta Si -Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Shkodër. Policia tha se mjeti, tip “Audi”, në pronësi të Bledar Freskinës, ishte i parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku” kur autorë, ende të paidentifikuar i hodhën lëndën djegëse.

Policia e Shkodrës shtoi në fillim se dyshohej se mjetit të Freskinës i ishte hedhur eksploziv, por më vonë sqaruan së bëhej fjalë për lëndë djegëse.

“Nga këqyrja e kamerave dhe veprimet e tjera hetimore në vendngjarje, rezultoi se në automjet nuk është hedhur lënde plasëse, por është hedhur lëndë djegëse”, njoftoi policia.

Pikërisht nga kamerat e sigurisë, uniformat blu synojnë të zbulojnë edhe autorin/ët e kësaj ngjarje. Sa i përket pronarit të mjetit, ai ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund t’ia ketë djegur makinën.

Siç duket edhe nga pamjet, dëmet në mjet janë të konsiderueshme pasi është djegur pothuajse e gjithë pjesa e përparme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë