Ka ndodhur

Digjet kamionçina e ngarkuar me mobilje në autostradën Lushnjë-Fier

Gazeta Si - Një kamionçinë është përfshirë nga flakët e zjarrit dhe është djegur tërësisht mëngjesin e këaj të enjteje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:25 në autostradën Lushnjë-Fier pranë fshatit Bishqethëm.

Drejtuesi i mjetit S.M., nga Elbasani nuk ka pësuar lëndime dhe ka mundur të dalë nga kamionçina që u shkrumbua tërësisht.

Kamionçina po udhëtonte drejt Fierit dhe ishte e ngarkuar me mobilje. Drejtuesi ka pohuar se dëgjoi një zhurmë në pjesën e pasme të kamionçinës e më pas ka parë flakët e zjarrit.

Ai njoftoi zjarrfikësit të cilët shkuan në vendngjarje. Por pavarësisht ndërhyrjes, mjeti u dogj.

Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Megjithatë, policia është duke hetuar për të zbardhur tërësisht rrethanat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë