Ka ndodhur

Digjet gjatë natës një makinë e parkuar në Vlorë

Gazeta Si - Një automjet i parkuar në Vlorë është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë orëve të natës. Zjarri ka rënë në një automjet tip Ford të parkuar rreth orës 02:30 në lagjen “24 Maji”.

Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në automjetin e parkuar, ndërsa nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë