Ka ndodhur

Digjet dhoma, ndërron jetë pronari i hotelit në Divjakë

Nga Gazeta Si - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në Divjakë, ku ka humbur jetën pronari i këtij biznesi.

Bëhet fjalë për 60-vjeçarin me iniciale Ll. M., i cili u gjet i vdekur në një dhomat e hotelit të tij.

Policia thotë se dyshohet që të ketë rënë zjarr brenda dhomës ku ka qenë 60-vjeçari, dhe ky i fundit të jetë asfiksuar e më pas të jetë djegur.

“Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij. Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë