Gazeta Si – Një banesë në lagjen nr.4 të Korçës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Policia njofton se zjarri ka rënë në banesën e 89-vjeçarit me iniciale K.Zh., i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Gjithashtu në spital është dërguar dhe 47-vjeçarja me iniciale B.B. që kujdesej për pronarin e banesës. Ajo kishte probleme me frymëmarrjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




