Ka ndodhur

Digjet banesa e pabanuar në Grecalli të Fierit

Gazeta Si - Një banesë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Grecalli të Fierit.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar të alarmuar shërbimin zjarrfikës dhe policinë, teksa ndërtesa ishte e pabanuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy forca zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve duke shmangur njehërazi dhe përhapjen te banesat pranë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike ndërkohë që të gjitha orenditë janë shkrumbuar por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë