Ka ndodhur

Digjen shtëpia dhe bagëtia në Shijak, shpëton nga flakët kyefamiljari

Gazeta Si - Një shtëpi është djegur tërësisht nga zjarri në Sukth të Shijakut. Për fat të mirë, nuk ka pasur dëme në njerëz.

Janë djegur edhe gjëja e gjallë dhe paratë që familja Domi kishte marrë për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti. Kjo familje ka mbetur tashmë në qiell të hapur.

Shërbimi zjarrfikës i Shijakut dhe Durrësit nuk kanë mundur të shpëtojnë gjë nga shtëpia. Kur ra zjarri, në shtëpi ndodhej vetëm kryefamiljari Vehbi Domi, që ka shpëtuar pa dëmtime. Ai u përpoq të shpëtonte lopën dhe dhitë në kasolle, por ishte pamundur.

Janë të paqarta shkaqet e zjarrit në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti dhe e mbuluar me llamarina. Kur mbërritën zjarrfikësit, flakët kishin djegur thuajse çdo gjë. Familja kishte përfituar nga granti i rindërtimit rreth 15 milionë lekë, që janë djegur bashkë me shtëpinë.

Familja jetonte vetëm me të ardhurat nga shitja e qumështit të lopës. Tani edhe këtë burim nuk e ka më.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë