Gazeta Si – Një lokal dhe dy makina të një personi janë djegur me benzinë gjatë natës në Kalivaç të Lezhës. Policia njoftoi se lokali dhe mjetet ishin në pronësi të një 62-vjeçari. Autor i kësaj ngjarje, gjithnjë sipas uniformave blu, është një 57-vjeçar. Ai është shpallur në kërkim.
Policia thotë se po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.
Sa i përket motivit, ende nuk dihet pse 57-vjeçari ia ka vënë benzinën lokalit dhe dy makinave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.