Nga Gazeta Si - Digjen dy automjete gjatë natës në Vlorë. Rreth orës 2:00 është marrë njoftim se një makinë po digjet në lagjen 10 korriku të qytetit të Vlorës. Zjarrfikësit së bashku me policinë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip Fiat 500 me targa bullgare në pronësi të F.J.
Flakët kanë përshkuar dhe një makinë tip Mercedes e cila ka qenë parkuar pranë makinës tip Fiat.
“Më datë 14.05.2022, në lagjen ‘10 Korriku’ Vlorë, ka marrë flakë automjeti tip ‘Fiat’, në pronësi të shtetasit F. J., 33 vjeç, banues në Vlorë, ku si pasojë e flakëve të këtij mjeti është djegur pjesërisht edhe mjeti tip ‘Mercedes-Benz’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga këqyrja e vendngjarjes dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme . Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes duke marre dhe kamerat e sigurisë në atë zonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.