Shendet

Difteria po rishfaqet duke u rezistuar antibiotikëve

Difteria, një infeksion potencialisht serioz, por aktualisht i parandalueshëm lehtësisht, po evoluon përsëri duke u bërë rezistent ndaj antibiotikëve dhe shkencëtarët kanë paralajmëruar se vaksinat ekzistuese nuk do ë jenë efektive. Difteria është një sëmundje ngjitëse që prek hundën, fytin dhe herë pas here lëkurën. Mund të çojë në vështirësi në frymëmarrje, bllokim të zemrës dhe paralizë dhe nëse nuk trajtohet menjherë mund të jetë kërcënuese për jetën. Vaksian për difterinë bëhet që në moshë të vogël . Në një studim të botuar të hënën, ekspertët nga universiteti i Kembrixh kanë analizuar gjenomet e 61 baktereve të izoluara nga pacientët dhe duke i kombinuar këto me 441 gjenoma të disponueshme për publikun, ata ndërtuan një "pemë familjare" gjenetike filogjenetike për të parë se si lidhet dhe përhapet infeksioni. Ata gjithashtu e përdorën këtë informacion për të vlerësuar praninë e gjeneve të rezistencës antimikrobike (AMR).
Studiuesit gjetën grupe bakteresh gjenetikisht të ngjashme të izoluara nga disa kontinente, më së shpeshti Azia dhe Evropa, duke treguar që bakteret që shkaktojnë infeksionin kanë qenë në mesin e popullatës njerëzore mbi një shekull. Studimi tregoi gjithashtu 18 variante të ndryshme të infeksionit të difterisë, përbërësi kryesor që shkakton sëmundjen, të cilin synon vaksina. Prania e këtyre varianteve ka potencialin për të ndryshuar strukturën e toksinës dhe për të zvogëluar efikasitetin e vaksinave.

Dëshironi të VAZHDONI Së lexUARi artikullin?

Më Shumë