Shendet

Dietat bimore, mbajnë larg diabetin

Sipas një studimi të fundit dietat me bazë bimore mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut nga diabeti i tipit 2. Tashmë e dimë prej kohësh që kjo sëmundje përgjithësisht, përfitohet nga stili i jetesës dhe studimi i botuar në reziston “JAMA Interior Medicine” tregon se, vetëm një dietë me ushqime të shëndetshme si frutat, perimet, drithërat dhe bishtajoret, mund t’ju mbajë larg diabetit.
“Në zbuluam se konsumimi i një diete me bazë bimore, ishte i lidhur mesatarisht me zvogëlimin e 23% të rrezikut të diabetit. Më tej treguam se individët që konsumonin një dietë me bazë bimore, duke theksuar konsumimin e frutave, perimeve dhe minimizimin e pijeve me sheqer, nuk rrezikohen nga diabeti, më së shumti nga ai i tipit 2. Për mua këta tregues janë shumë domethënës për shoqërinë,” tha Sun, një profesor në Departamentin e Ushqimit në universitetin Harvard.
Mjekët prej kohësh kanë ditur se një dietë e shëndetshme, së bashku me ushtrime të rregullta, mbajtja e një peshe të shëndetshme të trupit dhe mos konsumimi i duhanit, janë disa nga mënyrat më të mira për të parandaluar diabetin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit diabeti është një sëmundje, që po prek një numër shumë të madh njerëzish. Në nivel global, ka më shumë se 422 milion njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje. Studimi i ri përfshin rishikimin e nëntë studimeve të botuara më parë, për zakonet e ushqyerjes, të cilat ishin realizuar tek 23.544 raste të diabetit tip 2. Pas rishikimit, studiuesit zbuluan se një dietë me bazë bimore, është e lidhur shumë me mirëqenien e individëve, duke nisur që nga qëndrueshmëria e peshës deri tek rezistenca ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Por, ka ekspert që e kanë kundërshtuar këtë qasje. Sipas Alexandra Johnstone, një studiuese në universitetin e Aberdeen's Roëett, Instituti i Nutricionit dhe Shëndetit në Skoci, studimi mbështetet në atë që është raportuar më parë dhe përgjithësisht një pjesë e studimeve, janë kryer për të bindur njerëzit që të konsumojnë sa më pak dietat shtazore, për të ulur kështu ndotjen në tokë.
“Mendoj se një hulumtim i saktë duhet të përqendrohet tek përbërës të caktuar, të bazuar në bimë që janë të lidhura me efektet parandalues të sëmundjeve të ndryshme,” shprehet ajo.
Ndërsa, Sun shpjegon se ky studim u krye për të përcaktuar një dietë me bazë bimore, që njerëzit ta kenë si shembull.
“Dieta mesdhetare është cilësuar si një ndër dietat më të mira për në një renditje që kreu, revista U.S News, World Report në fillim të këtij viti, kështu që menduam të verifikonim nëse kjo do të ishte një zgjidhje e duhur për njerëzit,” shtoi ai.
Sipas ekspertëve ushqimet në dietën mesdhetare janë me vlera të larta të antioksidantëve, vitaminave, mineraleve dhe fibrave, të cilët janë komponentët kryesore për një shëndet të mirë. Ata theksojnë se, mënyra se si ushqehemi nuk ka të bëjë thjesht me dietën, por edhe me stilin e jetesës i cili është thelbësor për shëndetin./CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë