Moti

Diell, por temperaturat ulen deri në 2 gradë celsius

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me masa ajri të ngrohta mesdhetare të cilat do të kushtëzojnë  mot të qëndrueshëm në vendin tonë në fillimin e vitit te ri.
E Shtunë, 01 Janar 2022

Moti do të jetë me diell dhe prani të mjegullës në lugina. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat:
Zona malore       2/14°C
Zona e ulët          3/20°C
Zona bregdetare  8/19°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë