Një masë e ftohtë verilindore ka depërtuar drejt Ballkanit duke diktuar kushtet e motit edhe në vendin tonë. Për pasojë, bregdeti dhe zonat e ulëta do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta ndërsa kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të ketë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të Shqipërisë megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Kuçovë.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.