Moti

Diell në bregdet, por vranësira në juglindje

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga presioni i lartë atmosferik, i cili do të kushtëzojë në vendin tonë mot të qëndrueshëm. Moti ka nisur me kthjellime dhe vranësira të pakta, por temperaturat kanë zbritur në mëngjes. Gjatë ditës moti do të jetë me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira mesatare në juglindje. Temperaturat do të jenë:

Zona malore 4/17 gradë celsius, zona e ulët 5/23 gradë celsius, zona bregdetare 11/23 gradë celsius.

Fillimi i nëntorit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura në Jugperëndim. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të konsiderueshme!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë