Moti

Diell dhe temperatura deri në 29 gradë

Pritet ndryshim i situatës atmosferike në pjesën më të madhe të territorit shqiptar duke sjellë dobësim të dukshëm të vranësirave dhe shirave, megjithatë do të mbeten prezente në zonat malore verilindore – juglindore. Parashikohet që orët e pasdites të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku në skajin Juglindor do të ketë momente me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 29°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë