Pritet rritje graduale e Vlerave Barike duke sjellë në territorin Shqiptar mot kryesisht të kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jenë zonat malore; megjithatë nuk priten reshje. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



