Ka ndodhur

Dibër, kapet pas 3 vitesh në arrati i kërkuari për vrasje në tentativë

Një 47-vjeçar në Dibër është arrestuar nga policia pas 3 vitesh në arrati. Ndaj L.Sh., ishte caktuar masë sigurie arrest në burg nga Gjykata e Dibrës për veprën penale vrasje me dashje të mbetur në tentativë të kryer në bashkëpunim.

47-vjeçari fshihej në fshatin Tomin dhe u arrestua gjatë aksionit nga forcat Shqiponja dhe ato të Drejtorisë së Policisë Dibër.  

Më 31 Gusht 2018, 47-vjeçari kishte tentuar të vriste me thikë shtetasin me iniciale J.B., në bashkëpunim me një person tjetër. Ngjarja në atë kohë dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë