Ka ndodhur

Dibër, grabitet një institucion privat financiar për dhënie kredie

Një person i maskuar me kapuç dhe nën kërcënimin e një thike, ka grabitur një institucion privat financiar për dhënie kredie në Dibër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 dhe sipas policisë, grabitësi dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po këqyren kamerat e sigurisë. Ndërkohë, policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë