Ka ndodhur

Dhunuan vjehrrin e motrës, arrestohen dy vëllezërit dhe babai i tyre në Lezhë

Një ngjarje të mundshme kriminale në familje është parandaluar nga Policia e Lezhës. Pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa personave me lidhje familjare, një grup është dërguar në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se dy vëllezërit Elton dhe Ardit Keçani, përkatësisht 27 dhe 29 vjeç, po ushtronin dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, shtetasi G.J.

Policia ka arritur t’i neutralizojnë dhe t’i vërë në pranga 2 vëllezërit, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Më tej është ushtruar kontroll në banesën e babait të dy vëllezërve, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik me fishek në fole dhe 90 fishekë.

Në përfundim të hetimeve paraprake janë arrestuar dy vëllezërit dhe babai i tyre, Lazer Keçani, 57 vjeç. Dy vëllezërit janë arrestuar për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa babai i tyre për “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë