Ka ndodhur

Dhunuan me levë 17-vjeçarin në Tiranë, arrestohen 3 autorët e dyshuar

Gazeta Si - Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohen se kanë dhunuar një 17-vjeçar.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e të dielës te "Kthesa e Kamzës", ku E. M., 16 vjeç, I. M., 42 vjeç, dhe A. Sh., 40 vjeç, dhunuan me levë dhe sende të forta një 17 vjeçar.

Tre personat u arrestuan në mbrëmjen pas publikimit të videos së ngjarjes në rrjetet sociale. Sipas policisë, sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta.

I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë