Ka ndodhur

Dhunoi xhaxhain, arrestohet 20-vjeçari në Mat. Kapet me armë, fishekë dhe granata

Gazeta Si- Një 20-vjeçar, K.K., banues nw fshatin Drita, është arrestuar nw Mat, pasi për motive të dobëta dhunoi xhaxhain e tij.

Në banesën e të riut, policia gjeti dhe sekuestruan 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Drita, për motive të dobëta, një 20-vjeçar po dhunonte xhaxhain e tij shtetasin P.K., 58 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, shkuan menjëherë në vendngjarje.

Gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit, iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krehër arme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë