Gazeta Si - Një 21-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga, pasi dhunoi dhe i vodhi para nënës së tij.
Nëna e të riut njoftoi policinë se djali e kishte dhunuar dhe më pas i kishte vjedhur një shumë parash për të blerë lëndë narkotike te fqinji i tyre.
Gjatë kontrollit të banesës së fqinjit në fjalë, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë.
Më pas u arrestuan në flagrancë: A.P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”; F.Sh., 64 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.