Gazeta Si – Një 46-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar familjarët se do t’i vriste me sëpatë.
Sipas policisë, ai ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe kunatës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mark Bajraktari”, në kryeqytet.
Uniformat blu bëjnë e dije se 46-vjeçari, Flamur Hoxhallari ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kërcënuar me jetë. Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.